Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar në Dragash, u gjendet në makinë kallashnikovi me 20 fishekë

Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë në Drahgash për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK47, me 20 fishekë.

“Sot me datë 11.12.2021, rreth orës 02: 12 min, patrulla kufitare e SPMK Dragash, DRPK Perëndimi Gjakovë, derisa sa kanë qenë në patrullim kanë ndaluar automjetin e tipit Opel Combo me targa vendore të cilën e ngiste i dyshuari V.Y ( 2001) dhe i cili ishte i shoqëruar nga personi A.H ( 2000). Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policorë , të njëjtit kanë gjetur një armë AK- 47 dhe një karikator me 20 fishek te kal. 7.62mm. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i krimeve të rënda dhe me urdhër të tij është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit të parë. Gjatë bastisjes është gjetur edhe një elektroshok. Është inicuar rasti Mbajtje ne pronësi dhe posedim ilegal i armeve dhe municionit si dhe janë sekuestruar arma, municioni dhe elektroshoku", thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.