Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, një në Suharekë e një në Istog.
Në Suharekë vajza ka raportuar babanë te organet e rendit, duke pretenduar se e ka sulmuar atë dhe nënën e saj fizikisht. Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një pushkë ajrore të dëmtuar.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Suharekë 24.05.2025, 11:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe nënës së saj. Në vendim e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore e cila ishte e dëmtuar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E në Istog një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.