Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona vdesin në një aksident në Tiranë

Dy automjete janë përfshirë në aksident në një aksident trafiku në mëngjesin e sotëm në rrugën “21 dhjetori” në Tiranë.

Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona, drejtuesi i njërës veturë dhe pasagjeri i veturës tjetër.

“Më 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.