Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident me dy të vdekur në Lezhë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Talës në Lezhë, Shqipëri.

Policia bën me dije se makina tip “Pegueot” me drejtues një 24-vjeçar ka dalë nga rruga. Pas goditjes së murit rrethues ka ndërruar jetë shoferi dhe pasagjerja.

Shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit për shkak të shpejtësisë.