Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës, të dielën në ora 18:25.
KOHA mëson se nga aksidenti kanë vdekur dy persona, derisa Policia ka konfirmuar se në aksident të përfshirë janë një kamion dhe një veturë.
“Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ekipet janë në vend të ngjarjes. Ende nuk dihen detajet”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
KOHA do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të vdekur në aksidentin në magjistralen Pejë-Prishtinë
-
Katër viktima në 24 orë nga aksidentet në Kosovë
-
Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident trafiku në Klinë
-
Humb jetën personi i aksidentuar nga treni në Jagodë të Klinës
-
Dy të lënduar në aksidentin mes kamionëve në rrugën Gjilan–Kamenicë