Dy gra kanë humbur jetën e tre persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në hyrje të Tiranës, pranë Saukut, të enjten në mbrëmje.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura. Vetura e tipit “Audi” ka humbur kontrollin duke thyer barrierat rrethuese të mbikalimit dhe duke përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar veturën e tipit “Honda”. Dy pasagjere në “Audi” kanë humbur jetën.
Tre persona në veturën tjetër janë lënduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkon në dy numri i të vdekurve nga aksidenti në Tiranë
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë
-
Zbriti nga autobusi, burri nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri
-
Një grua humb jetën në vetaksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Vdes një grua në një vetaksident në Prizren, dy të tjerë lëndohen