Ish-drejtoresha e Inspektoratit Komunal të Drenasit, Hyrije Xhemajlaj-Thaçi dhe Halim Vrellaku, i cili më parë kryente detyrën e shefit të Inspektoratit në këtë komunë, sot janë shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me një mbindërtim në Drenas, raporton KTV.
Dy zyrtarët komunal akuzoheshin se nuk parandaluan mbindërtimin e këtij objekti, pronësi e komunës. Hyrije Xhemajlaj-Thaçi u dënua me 10 muaj burgim, ndërsa Halim Vrellakut, Gjykata i shqiptoi burg me kusht prej 1 viti.
Ai nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale në afat prej dy vjetësh nëse nuk dëshiron t’i ekzekutohet dënimi i shqiptuar sot nga Gjykata Themelore. Këtë vendim, Hyrije Xhemajlaj-Thaçi e ka quajtur politik, ngase për mbindërtimin, ajo tha se kanë zhvilluar të gjitha procedurat.
-
Kthehet në rigjykim rasti i ish-drejtoreshës së Inspektoratit të Drenasit
-
Ngrihet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës, lejuan shkelje në një objekt ndërtimor
-
Dënohen me burgim dy të akuzuarit për rënien e çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës
-
Pesë vjet burgim për ish-zyrtarët e MI-së të akuzuar për korrupsion, duhet të kthejnë 30 mijë €
-
30 vjet burgim e 450 mijë euro gjobë për 5 të akuzuarit për mashtrimin e 176 blerësve të banesave