Dy zyrtarë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës janë suspenduar sot nga puna për 48 orë, ka njoftuar Policia.
Edhe pse nuk janë publikuar detaje të tjera se për çfarë rasti bëhet fjalë, Policia ka thënë se suspendimi ka ndodhur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda disiplinore, pa përjashtuar edhe shkeljet penale.
Lënda e kompletuar është dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Suspendohen dy zyrtarë policorë për përfshirje në aktivitete politike
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës
-
Rekomandohet suspendimi i dy policëve për kanosje në raste të ndara
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec
-
Suspendohet një polic i Gjakovës për rrjedhje të informatës