Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy grabitje të armatosura dje në Prishtinë

Grabitje

Foto: Ilustrim

Dje në Prishtinë kanë ndodhur dy grabitje pas orës 01:00, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Njëra ka ndodhur në rrugën Taulantia në Prishtinë rreth orës 01:07, transmeton Koha.net.

“Viktima, burrë shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës, ka ardhur një person i panjohur, i maskuar dhe i armatosur, ku nën kërcënimin e armës-revole i kishte grabitur para të gatshme në shumën prej 200 (dyqind) euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatë.

Nuk raportohet për të lënduar. Derisa rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Ky rasti është iniciuar me vendim të prokurorit.

Derisa grabitje tjetër e armatosur ka ndodhur rreth orës 01:53 në rrugën Faik Konica në Prishtinë.

“Viktima, burrë shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës, aty kishin shkuar dy persona të maskuar dhe të armatosur, njëri me armë të gjatë dyshohet të ketë qenë AK-47 dhe tjetri pistoletë, nën kërcënimin e armëve, viktimës ia kanë grabitur para të gatshme në shumën prej 270 (dyqindeshtatëdhjetë) euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thotë PK.

Edhe Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës Kronikë Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës

Deri as për këtë rast nuk raportohet për të lënduar.

Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore.