Dogana e Kosovës ka zbuluar para të falsifikuara në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore.
Në njoftimin e Doganës thuhet se sasia e përgjithshme e parave të dyshuara arrin në 20 mijë e 885 euro.
“Në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryera nga zyrtarët doganorë në Qendrën Postare Tranzitore, duke përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar si X-Ray, u zbuluan para të dyshuara si të falsifikuara. Gjatë kontrollit, u gjetën këto sasi të dyshuara: 500 € - 1 copë, 200 € - 1 copë, 50 € - 101 copë, 20 € - 1 copë, 5 € - 1 copë. Sasia e përgjithshme e parave të dyshuara arrin në 20,885.00 €”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Tutje thuhet se autoritetet doganore do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme të falsifikimit të monedhave.
-
Në një bankë në Gjakovë deponohen afro 3000 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara
-
Dogana e Kosovës zbulon 30 mijë euro të padeklaruara në një veturë në Vërmicë
-
Dyshohet se 2000 euro të falsifikuara u deponuan në një bankë në Ferizaj
-
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara ndalohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë
-
Qytetarit i zihen 30 mijë euro të padeklaruara në Vermicë