Një konflikt i çastit mes disa personave ka përfunduar me të shtëna armësh dhe pesë të plagosur në afërsi të ish-Gjykatës së Laçit, pasditen e sotme.
Të plagosurit, shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N. dhe D. Gj., janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende publike.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit mes personave të përfshirë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së Kurbinit, të cilat kanë shoqëruar disa persona për t'i marrë në pyetje lidhur me incidentin.
Në ndihmë të policisë vendore janë angazhuar edhe Forcat Kombëtare të Sigurisë nga Njësia Shkodër, me qëllim kontrollin e situatës dhe sigurimin e zonës.
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit
-
Shtatë persona përfshihen në përleshje me thika në Gjilan, dy në gjendje të rëndë
-
Një i plagosur në Gjakovë pas një përleshjeje mes pesë personave
-
Dyshohet për katër të plagosur në Tiranë, përfshirë një 11 dhe një 17-vjeçar
-
Pesë të lënduar në Gjakovë, dyshohet se u përleshën fizikisht