Një furgon është djegur në Leposaviq në orët e hershme të së shtunës. Policia e Kosovës ka thënë se furgoni ishte pronë e një fabrike. Rasti po hetohet.
“Leposaviq / 21.09.2024 – 08:10. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një automjet kombi pronë e një fabrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim të policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo