Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një banesë në Prishtinë

Një banesë në Prishtinë, më saktësisht në rrugën B, është djegur gjatë mbrëmjes së sotme.

Koha.net ka mësuar se nuk ka të lënduar.

Banorët i kanë thënë portalit Koha.net se është djegur ashensori i ndërtesës dhe një pjesë e çatisë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Koha.net se informatën e kanë marrë rreth orës 20:30, ku janë njoftuar për zjarrin.

“Një banesë është përfshirë nga zjarri. Në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar. Pas lokalizimit të zjarrit nga ana e zjarrfikësve me rastin po merren njësitet kompetente policore”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm