Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dhunë psikike e fizike ndaj gruas e vajzës

Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunës ndaj familjes në Gjakovë.

Një burrë ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas së tij dhe vajzës, të cilat edhe i ka kanosur.

Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.