Policia rajonale Prishtinë sot ka dhënë sqarimet rreth plagosjes së Osman Pacollit mbrëmë rreth mesnatës në kryeqytet, transmeton Koha.net.
Lidhur me këtë plagosje, Policia ka dërguar këtë kumtesë:
Mbrëmë rreth orës 24:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, saktësisht në një lokal ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:
O. P, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin në fjalë policia ka identifikuar personin e dyshuar:
A. M, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i cili aktualisht ndodhet në arrati.