Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia jep detaje: Dyshohet se 34-vjeçari theri bashkëshorten e më pas veten

Detaje nga rasti tragjik në Prishtinë: 34-vjeçari theri bashkëshorten e më pas veten

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë detaje të tjera për rastin në një banesë në “Rrugën B” që ndodhi të premten pasdite, ku mbeti i vdekur një 34-vjeçar, ndërsa një 30-vjeçare pësoi lëndime të lehta.

Sipas raportit të Policisë, dyshohet se 34-vjeçari fillimisht e ka ther bashkëshorten e më pas i ka shkaktuar vetes plagë fatale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka ther me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe njësia e Emergjencës ku kanë konstatuar vdekjen e tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë në raportin 24-orësh të shtunën.

Rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”,

KOHA ka raportuar dje se 30-vjeçarja ka dalë nga banesa dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në një klinikë dentare afër ndërtesës ku ka ndodhur krimi. Më pas, ajo është përcjellë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare (QKUK). Pas trajtimit, është liruar.