Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Derisa po punonte me eskavator gjen mbetje mortore

Foto: Koha / ilustrim

Një burrë ka lajmëruar Policinë e Kosovës se ka hasur në eshtra njerëzish, derisa ishte duke punuar me eskavator.

Ai po punonte në rrugën “Bujar Roka”, në Gjakovë, më 24.07.2017, rreth orës 16:00.

“Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar me ekskavator në një thellësi prej 2 metra ka vërejtur disa eshtra që dyshohet të jenë mbetje mortore. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.