Policia e Kosovës ka nisur hetimet në Gjakovë pasi janë gjetur mbetje mortore.
Në raportin 24-orësh, Policia njoftoi të hënën se rasti e ka bërë të ditur një person që gjatë hapjes së themeleve të një objekti, ka gjetur kocka njeriu, që dyshohet se janë të njeriut.
Rasti është iniciuar si “gjetje e mbetjeve mortore”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë hapjes së themeleve të një objekti ka gjetur disa kocka që dyshohet se janë të njeriut. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden eshtra njeriu që dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar
-
Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë
-
Gjendet i vdekur një person në Gjakovë brenda një objekti banesor
-
Në Rahovec gjenden sërish mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një viktime të luftës