Gjykata në Bazel të Zvicrës ka shpallur fajtore një 76-vjeçare zvicerane për vrasjen e 7-vjeçarit kosovar, Ilias Mahmuti. Gruaja kishte mbytur fëmijën duke e therur me thikë në mars të vitit të shkuar, ndërsa sot është dënuar me mbajtje në institucion psikiatrik.
Sipas Gjykatës, Alice F. është e papërgjegjshme penalisht për shkak të gjendjes së saj mendore, shkruajnë mediat zvicerane.
76-vjeçarja ishte akuzuar se kishte therur me thikë nxënësin me prejardhje nga Lipjani derisa ai po kthehej nga shkolla. Ajo gjatë procesit gjyqësor kishte pranuar veprën, duke hedhur fajin te shteti duke i akuzuar autoritetet për "maltretimet e së kaluarës" ndaj saj.
Sipas mediave, në proces gjyqësor u bë e qartë se për rastin nuk do të ketë as dëmshpërblim të kërkuar nga pala e viktimës.
-
Nis procesi gjyqësor ndaj zviceranes që vrau kosovarin shtatëvjeçar
-
50 vjet burgim personit që vrau me thikë një nxënës në shkollë në Zagreb
-
17-vjeçari nga Kosova që theri mësuesen në Gjermani dyshohet për motiv islamik
-
17-vjeçari nga Kosova, që e theri me thikë mësuesen në Gjermani, jashtë rrezikut për jetën
-
19 vjet burgim kosovarit në Zvicër që vrau renë