Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Deponohen në një bankë në Pejë rreth 300 euro false

Një punonjëse në një bankë në Pejë ka raportuar në Policinë e Kosovës se në kohë të ndryshme nga shoqëri të ndryshme afariste, janë deponuar të holla, ku është vërejtur se disa janë të falsifikuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se monedhat e dyshuara si të falsifikuara janë: një kartmonedhë 100 euro, tri nga 50 euro, dy nga dhjetë euro dhe 17 nga 2 euro.

Policia e Kosovës ka konfiskuar monedhat.

Në raportin e Policisë është njoftuar edhe për raste tjera të falsifikimit të monedhave.

Në Komoran, një punonjës i një pompe të derivateve ka njoftuar se një i dyshuar ka mbushur veturën me një kartmonedhë 500 euro, që dyshohet se është e falsifikuar. Monedha është konfiskuar.