Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dënohet me 16 vjet burgim i pandehuri për vrasjen e 2018-s

Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 16 vjet burgim të pandehurin A.R., që dyshohet se ka kryer veprën penale vrasje.

Sipas Themelores, i pandehuri, më 28 shkurt të 2018-s në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, e kishte vrarë viktimën B.H., për shkak të një mosmarrëveshjeje për një veturë.

Në njoftim u tha se i pandehuri me viktimën ishin ulur në një kafiteri, e aty kishte marrë pjesë edhe F.R., babai i të pandehurit dhe vëllezërit e të pandehurit. Gjykata njoftoi se gjatë bisedës mes palëve kishin nisur fyerjet reciproke, e babai i të pandehurit e kishte nxjerr viktimën jashtë, por më pas viktima e kishtegoditur atë me kokë në pjesën e hundës.

“Atëherë i pandehuri afrohet tek banaku i lokalit dhe merr revolen të cilën e vendos në brez dhe së bashku me vëllezërit e tij, dalin jashtë lokalit dhe fillon rrahja para lokalit, atëherë B…, fillon të ikën në anën e kundërt të magjistrales, kurse te pandehurit vrapojnë pas tij. Ndërsa i pandehuri A.R., nxjerr pistoletën nga brezi dhe shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit, me ç’rast njëra predhë e godet ne pjesën e nën gjurit të këmbës së majtë, kurse predha tjetër në regjionin e shpinës duke dalë në buzën e poshtme të gojës, e cila shqyen arterien karotide të majtë, kurse i ndjeri rrëzohet në skaj të rrugës. Në gjendje të shtrire i pandehuri së bashku me babanë dhe vëllezërit e tij, fillojnë ta godasin me shqelma në të gjitha pjesët e trupit duke i shkaktuar lëndime trupore, kurse si pasojë e gjakderdhjes i ndjeri B.H., ndërron jetë në vend të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

I pandehuri, rreth të 30-ave, është dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “vrasje” dhe me 1 vit e gjysmë për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.