Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me gjashtë vjet burgim dhe 4.600 euro gjobë tre persona për kryerje të veprës penale për narkotikë.
Sipas njoftimit të Gjykatës, N.B., T.B., dhe K.B., janë dënuar për shkak të veprave penale kultivimi i bëmës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës të kanabisit.
Kurse i pandehuri N.B., është dënuar edhe për posedim të paautorizuar të armëve.
“Gjykata Themelore në Ferizaj pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar dhe pranimit të fajësisë nga ana e të pandehurve, shpall fajtorë të pandehurit N.B., T.B., K.B., ashtu që në muajin shkurt deri më 6 korrik 2022 të pandehurit duke vepruar si anëtarë të grupit, në një fshat të Komunës së Kaçanikut, me dashje, pa autorizim kanë kultivuar bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikëve, në atë mënyrë që kanë marrë një shtëpi me qira në të cilën kanë zhvilluar këtë veprimtari, mirëpo rreth orës 14:30, gjatë kontrollit brenda shtëpisë janë hasur të pandehurit të cilët janë arrestuar dhe nga aty janë gjetur bimë e kanabisit të paketuar në sasi prej 5 kg e 227.6 gram, së bashku me pajisjet për kultivimin e tyre të cilat edhe janë sekuestruar nga policia”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
Gjithashtu, thuhet në komunikatë, i pandehuri N.B., mw 6 korrik 2022, në banesën e tij në Ferizaj, ka mbajtur në pronësi pistoletën e tipit “Sigsauer”, “pa numër serik, ngjyrë të zezë, një karikator me 7 fishekë, të kalibrit 7.65 mm”.
Edhe
Dënohen me 12 vjet e 6 muaj burgim dhe 25 mijë euro dy persona për narkotikë
Personin me inicialet N.B., e ka shpallur fajtor duke e dënuar me tre vjet burgim dhe gjobë 2.600 euro.
Të pandehurin T.B., e dënoi me një vit e gjashtë muaj burgim dhe me gjobë prej 1.000 euro, derisa K.B., e dënoi po ashtu me një vit e gjashtë muaj, si dhe dënim me gjobë prej 1.000 eurosh.
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të rreth 5.5 kg narkotikë në Ferizaj
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Tri raste të shitblerjes së narkotikëve në 24 orët e fundit, një person në kërkim nga policia
-
Aktakuzë për kultivim të kanabisit e armëmbajtje pa leje në Prizren