Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.R shtetas i Kosovës dhe shtetas i Maqedonisë dhe S.A. shtetas i Kosovës, të akuzuar për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
I pandehuri A.R është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vjet e gjashtë muaj, dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëmbëdhjetë mijë euro; të pandehurit S.A. me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej dhjetëmijë euro.
“Gjykata konform dispozitave të KPRK-së, konfiskon në mënyrë të përhershme njëmbëdhjetë pako me lëndë narkotike të llojit heroinë me peshë neto të përgjithshme 5432.88 gram dhe vetura e tij e markës ‘Wolsfagen Golf’”, thuhet në komunikatë.
Të pandehurit akuzohen se më 8 tetor 2020 në Ferizaj, kanë poseduar pa autorizim me qëllim të shitjes substancës narkotike të llojit heroinë, në atë mënyrë që pas marrëveshjes mes tyre i pandehuri A.E lëndën narkotike e ka siguruar nga persona të panjohur në Maqedoni, pas kësaj e ka sjellë tek një restorant në Ferizaj, ku është takuar me të pandehurin S.A, i cili e ka vendosur në veturën e tij të markës “Wolsfagen Golf”, të cilën e ka dërguar në një depo në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij, ndërsa gjatë zbatimit të urdhër kontrollit nga Njësiti Antidrogë, me ç` rast kanë gjetur një çantë në të cilën ishin të vendosura 11 pako me lëndë narkotike të llojit heroinë me pesë neto të përgjithshme 5432.88 gram, e cila është sekuestruar nga policia, ka njoftuar Gjykata.
-
Rasti “Gropa”, dënohen të akuzuarit për prodhimin e narkotikëve
-
Një muaj paraburgim shtetasit maqedonas që u kap me mbi 6 kg heroinë
-
Dënohen me 6 vjet burgim e 4.600 euro gjobë tre persona në Ferizaj
-
Dënim me burg dhe gjobë, ndaj tre të akuzuarve për narkotikë në Ferizaj
-
Mbi tetë vjet burgim tre të akuzuarve për narkotik