Gjykata Themore në Prishtinë ka shqiptuar dënim me burg për dy fermerë të akuzuar për dhënie ryshfeti në rastin “Subvencione 4” pasi të pandehurit Gjon Musolli dhe Halit Berisha e pranuan fajësinë më 12 shkurt.
Musolli u dënua me 2 vjet e gjashtë muaj burgim e 4000 euro gjobë, ndërsa Berisha me një vit burgim dhe 3000 euro gjobë.
Në shqyrtimin fillestar të mbajtur muajin e kaluar Gjon Musolli e pranoi fajësinë për dhënie ryshfeti në vazhdimësi, ushtrim ndikimi e mashtrim me subvencione, kurse Halit Berisha për dhënie ryshfeti dhe mashtrim me subvencione.
Gjykimi për tetë zyrtarët e tjerë është në fazën e kundërshtimit të aktakuzës, meqë ata nuk e kanë pranuar fajësinë në shqyrtim fillestar.
-
Dy fermerë e pranojnë fajësinë për dhënie ryshfeti, tetë zyrtarë publikë deklarohen të pafajshëm
-
Dy të akuzuar e pranojnë fajësinë për rastin e subvencioneve
-
“Subvencionet 3”, katër të akuzuarit dënohen me 28 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë
-
Katër vjet burgim gjashtë personave në rastin “Subvencionet II”
-
37 vjet burgim e 171.000 euro gjobë për dallavere me subvencione