Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të akuzuar e pranojnë fajësinë për rastin e subvencioneve

Gjon Musolli dhe Halit Berisha e kanë pranuar se kanë ofruar të dhëna të pasakta për të përfituar subvencione bujqësore. Ata pranuan fajësinë të hënën në seancën e shqyrtimit fillestar, derisa prokurori i rastit, Rafet Halimi, ka kërkuar rrethanë lehtësuese për të pandehurit pasi “iniciativa për ryshfet ka qenë e zyrtarëve publikë”.

“Nuk kam mundur të marrë grante e as subvencione asnjëherë. Asnjëherë me qejf s’e kam bërë”, ka thënë Musolli, derisa avokati i tij, Kujtim Kërveshi, është shprehur se klienti ka qenë i shtyrë për ta bërë këtë “sepse përndryshe nuk do të përfitonte asnjë subvencion”.

Ai ka shtuar se përshkrimi në aktakzuë është i saktë.

Ndërsa, avokati i Berishës, Admir Salihu, është shprehur se “klienti ka qenë i obliguar për të tjerët për të përfituar subvencion”.

“I mbrojturi im e ka pranuar fajësinë me vullnet të lirë”, është shprehur Salihu.

“Pranimi i fajësisë lidhet me faktet që përmban aktakuza. Aktakuza nuk përmban shkelje të qarta ligjore ose gabime faktike”, ka thënë gjyqtari Mentor Bajraktari.

Edhe Dënohen dy fermerë për dhënie ryshfeti në rastin “Subvencionet 4” Kronikë Dënohen dy fermerë për dhënie ryshfeti në rastin “Subvencionet 4”

Shpallja e aktgjykimit për fermerët që pranuan fajësinë u caktua për datën 16 shkurt 2024.