Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dalin pamjet kur Kostandin Kaçifas sulmon me automatik policët

Mediat në Shqipëri kanë siguruar një video nga Bularati, ku 35-vjeçari Kostandin Kaçifa duket që qëllon me automatik.

Videoja është filmuar nga brenda një lokalit të fshatit Bularat. Ngjarja u shënua paraditen e 28 tetorit.

Nga pamjet, duket 35 vjeçari veshur me uniformë ushtarake dhe që qëllon, raporton Oranews.

Pas sulmit në qendër të fshatit, i veshur me rroba ushtarake ai u arratis në malin e fshatit Bularat, ndërsa pas rrethimit nga RENEA nuk pranoi që të dorëzohej, por u kundërpërgjigj me breshëri ndaj efektivëve.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit ai u ekzekutua.