Policia e Kosovës ka arrestuar një person për dhunë në familje në Ferizaj.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:40.
Raportohet se i dyshuari M.N. 55-vjeçar, pas një mosmarrëveshje në familje, kishte rrahur bashkëshorten S.H. (48), duke i shkaktuar lëndime trupore.
Ndërsa më pas në mbrojtje i ka dalë nënës i biri D.N. (22), që i ka shkaktuar lëndime trupore babait.
“Policia të dyshuarit, i ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari M.N dërgohet në mbajtje për 48 orë, me dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje dhe sulm, ndërsa D.N lirohet në procedurë të rregullt për lëndim trupor, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
Arrestohet i dyshuari që rrahu gruan në Ferizaj
-
Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj
-
Babë e bir arrestohen në Ferizaj, dyshohen se sulmuan bashkëshorten dhe vajzën
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Arrestohet 61-vjeçari në Ferizaj pasi rrahu vajzën e tij