Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se në orët e para të së dielës ka pranuar një informacion inteligjent, se në një lokal në fshatin Kosinë të Ferizajt, dyshohet se disa persona janë duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz.
Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, menjëherë ju kanë përgjigjur këtij informacioni dhe kanë identifikuar lokalin e dyshuar, ku aty kanë hasur tetë persona duke luajtur bixhoz.
Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore, duke bërë fotografimin si dëshmi materiale, të 405 qipave që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 7 palë të letrave që janë përdorur për të luajtur bixhoz, po ashtu një fletore që të dyshuarit ishin duke e përdorur për të shënuar aktivitetin e tyre gjatë kësaj loje të paligjshme, të cilat janë konfiskuar.
Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas intervistimit nga policët e Njësisë së Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të gjithë personat e dyshuar, meshkuj kosovarë me inicialet J.S 23-vjeçar, A.I 25 vjeçar, B.I 33 vjeçar, A.T 28-vjeçar , A.B 34-vjeçar, M.R 51-vjeçar, R.M 33-vjeçar dhe S.M 38-vjeçar, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.