Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën mbrëma, rreth orës 20:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në një kafene në Ferizaj po zhvillohej aktivitet i paligjshëm i bixhozit.
Pas kësaj ekipe të policisë së rendit dhe policët hetues i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të lokacionit. “Aty kanë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur 6 pajisje tabletë, 7 paketime të letrave të bixhozit dhe para 2639euro, të cilat janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është cilësuar si organizmi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm. “Të gjithë personat janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj të dyshuarit : F.K (M/K) i moshës 55 vjeçar, A.SH (M/K) i moshës 23 vjeçar dhe R.F(M/K) i moshës 35 vjeçar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dhjetë (10) personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

-
Bixhoz në Ferizaj, arrestohen 13 persona
-
Arrestohen 13 persona në Pejë për bixhoz të paligjshëm, sekuestrohen 17 mijë euro
-
10 të arrestuar në Gjakovë për organizim të bixhozit të paligjshëm
-
Tetë persona arrestohen në Prishtinë, pasi u kapën duke luajtur bixhoz
-
Arrestohen për bixhoz tre persona në Gjakovë