Njësiti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka bastisur disa shtëpi e lokale të dy persona në Mitrovicën e Veriut mbi dyshimin se planifikonin sulm kundër rendit kushtetues të Kosovës.
Policia e ka iniciuar rastin si “bashkim për veprimtari kundër kushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, dhe siç thuhet në raportin policor, të dyshuarit kishin vepruar përgjatë datave 10 deri më 29 dhjetor.
Policia ka konfiskuar armë dhe materiale të tjera si dëshmi.
“Më datë 18.01.2024 Njësiti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me vendim të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës”, thuhet në raportin e PK-së.
LEXO EDHE:
-
Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohet një armë dhe 40 fishekë
-
Gjenden sërish armë e municion në veri të Mitrovicës
-
Policia gjen sërish armë e municion në një shtëpi në veri
-
Kërkohet paraburgimi për policin e dyshuar për zbulim të fshehtësisë zyrtare
-
Gjenden armë, municion e pajisje të tjera në Mitrovicën e Veriut, arrestohet një 56-vjeçare