Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Bashkë me vëllain rrahu gruan, arrestohen dy të dyshuar në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të martën dy vëllezër në Malishevë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes përkatësisht kunatës.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare, bashkëshortes respektivisht kunatës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë të mërkurën.