Tre burra janë arrestuar të premten në Malishevë për dhunë në familje.
Ata po mbahen nga policia si të dyshuar për sulm fizik të gruas e cila njërin e ka bashkëshort, tjetrin kunat dhe të tretin vjehërr.
“Viktima femër kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (vjehrri, bashkëshorti dhe kunati). Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Tri raste të dhunës ndaj grave për 24 orë në Kosovë
-
Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë për dhunë në familje dhe sulm fizik
-
Burri e prindërit e tij ushtrojnë dhunë ndaj nuses në Gjakovë, arrestohen
-
Tetë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit
-
Pejë, burri raporton se u sulmua nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij