Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një grua në Malishevë për dhunë në familje

Arrestim

Foto Ilustrim

Policia e Kosovës e ka arrestuar një grua në Malishevë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të hënën në orën 13:00, e me vendim të prokurorisë, e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, në Fushë-Kosovë dhe Hajvali dy gra kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë në familje.

LEXO EDHE:

Edhe Tri raste të dhunës ndaj grave për 24 orë në Kosovë Kronikë Tri raste të dhunës ndaj grave për 24 orë në Kosovë