Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar importimin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë, pas një kontrolli të realizuar nga Inspektorati Fitosanitar Kufitar në pikën doganore në Vërmicë.
Sipas njoftimit, pas shqyrtimit të lëndës me nr. të aplikacionit PIKF297960/2026, të datës 18 shkurt, është ndaluar hyrja në Kosovë e produktit të destinuar për tregun vendor nga kompania “Euro Made 2021” nga Lushnja, Shqipëri.
“Gjatë kontrollit fizik është konstatuar se produkti nuk përmbante të dhënat e duhura në deklaracionin e mallit. Po ashtu, është vërejtur se vaji ishte transportuar në kushte jo të mira higjienike dhe së bashku me mallra të tjera jo ushqimore, si detergjentë, çka rrit mundësinë e kontaminimit”, thuhet në njoftim.
Në përputhje me Ligjin e Ushqimit, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe rregulloret përkatëse të sigurisë ushqimore, AUV-i ka vlerësuar se produkti është i papërshtatshëm, i pasigurt dhe i rrezikshëm për konsumim, andaj nuk është lejuar importimi i tij në territorin e Kosovës.
-
Largohen nga tregu 7 produkte qumështi që nuk kanë deklaruar përmbajtjen e vajit të palmës
-
AUV: Ndaj Qumështores “Vita” kemi marrë masa konkrete, urdhërohet tërheqja e 12 produkteve
-
Ndalohet importimi i qumështit “Aptamil”
-
AUV tërheq qumështin “Land” të Vitës për shkak të mykotoksinës mbi kufirin e lejuar
-
Tërhiqen nga tregu edhe shtatë produkte të qumështit