Një shtetase e Shqipërisë dhe katër kosovarë janë arrestuar të dielën në Gjakovë, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz/ofrim i shërbimit seksual të viktimës së trafikimit”.
Siç njoftoi Policia, hetimet për këtë rast janë kryer që nga 10 qershori i 2022-s, derisa viktima në këtë rast është një shtetase e Shqipërisë, që dyshohet se është trafikuar nga të dyshuarit.
“E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen tre persona në Gjakovë, dyshohen për trafikimin e një gruaje
-
Arrestohen dy të dyshuar për trafikim me njerëz
-
Arrestohet shtetasja e Shqipërisë për trafikim me njerëz në Prishtinë
-
Në Gjakovë arrestohet një burrë, dyshohet për trafikim me njerëz
-
Arrestohen dy persona të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore