Një shtetas i Kosovës është arrestuar në pikëkalimin në Morinë pasi u zu me lëndë narkotike.
Policia në Shqipëri njoftoi se sekuestroi lëndën narkotike dhe automjetin. I dyshuari është një 33-vjeçar, banues në Prizren.
Atij iu gjetën 101 gramë Cannabis Sativa.
“Si rezultat i verifikimeve dhe kontrolleve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut dhe punës operative, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, goditën një tjetër rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, në Shqipëri. Për rastin u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 33 vjeç, banues në Prizren. Gjatë kontrollit fizik të kryer në vijë të dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 33-vjeçarit iu gjetën me vete, 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”, thuhet nga Policia.
-
Arrestohet në Morinë një 34-vjeçar nga Ferizaj, kërkohej nga Gjermania për trafikim të lëndëve narkotike
-
Arrestohet për posedim të narkotikëve, i gjendet kokainë, barna e mbi 19 mijë euro
-
Kosovari arrestohet në Greqi, sekuestrohen 324kg kanabis
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Themelorja në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë