Një shqiptar 22-vjeçar është arrestuar të martën në Kanada. Ai akuzohet për vrasjen e 22-vjeçarës Tineisha Chatwin, raporton “The Standard”.
Policia rajonale e Niagaras ka arrestuar Elvis Berishën dhe e ka akuzuar për vrasje të shkallës së parë.
Nga Policia është konfirmuar se Chatwin ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma.
Ajo është gjetur nga policia të shtunën rreth orës 3 të mëngjesit.
Berisha është mbajtur në paraburgim për një seancë dëgjimore me anë të video-lidhjes që pritet të mbahet sot.
Edhe
Vritet një 32-vjeçar në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj
Ndërkohë është hapur një faqe në “Go Fund Me” për familje e Chatwinit që të mblidhen fonde për ta sjellë trupin e Tineishas në provincën New Brunswick.
Autoritetet kanadeze kanë bërë thirrje që të gjithë që kanë info për këtë rast të kontaktojnë ato.
-
Arrestohet këngëtari amerikan D4vd, dyshohet për vrasjen e një adoleshenteje
-
Shqiptarja vritet nga ish-partneri në Kanada, ishte nënë e katër fëmijëve
-
Ekstradohet në Kosovë i dyshuari për vrasjen e një gruaje në Prizren 11 vjet më parë
-
Vritet shtetasja argjentinase në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari