Një shqiptar është arrestuar të martën në spitalin “Loreto Mare” në Lecce të Italisë, nën dyshimin se ka sulmuar rojet e spitalit me acid, raporton “lamilano.it”.
Policia e Italisë ka intervenuar në spital, ndërsa me të arritur në vendin e ngjarjes ka parë tre roja të spitalit, duke e mbajtur një person.
Policëve iu është thënë se i dyshuari ka kërkuar informata për gjendjen e një të hospitalizuari dhe më pas është kthyer nga personeli i sigurimit. Ai dyshohet se hapi një shishe me acid hidroklorik, dhe fillimisht tentoi ta lëndonte veten, por më pas e goditi një rojë me disa pika acidi.
Shqiptari 49-vjeçar, që thuhet se gjendet ilegalisht në Itali dhe ka dosje në Polici, akuzohet për lëndime të rënda trupore dhe rezistim ndaj një personi zyrtar.
-
Arrestohet shqiptari në Itali, goditi disa herë me thikë gruan e tij
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarit policor në "Rrugën B"
-
Sulmoi mjeken gjatë trajtimit mjekësor, arrestohet i dyshuari në Gllogoc
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt
-
Goditi punëtorin e sigurimit, arrestohet