Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është përfshirë në një aksident trafiku me pasoja fataliteti në fshatin Stanoc të Vushtrrisë të premten në mbrëmje.
Personi i arrestuar është shofer i kamionit, i cili dyshohet se ka goditur për vdekje një këmbësor rreth moshës 56-vjeçare.
Pas aksidentit, i dyshuari nuk është ndalur në vendin e ngjarjes.
“Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes një person në Vushtrri, dyshohet se u godit nga kamioni që iku nga vendngjarja
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Vushtrri në fillim të gushtit
-
Goditet për vdekje një këmbësor në Vragoli
-
Ndalohet një person në lidhje në me rastin e vdekjes së punëtorit në Vushtrri
-
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren-Gjakovë