Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person në Vushtrri, dyshohet se u godit nga kamioni që iku nga vendngjarja

Policia

Foto: Ilustrim

Një person rreth moshës 56-vjeçare ka vdekur pasi dyshohet se është goditur nga një kamion në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë të premten në mbrëmje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se kamioni nuk është ndalë në vendngjarje.

“Nga informacionet e para dyshohet për aksident trafiku. Bëhet fjalë që një kamion e ka goditur një këmbësor dhe si pasojë e ka humbur jetën. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Sipas Zahitit, këto dyshime janë ngritur në bazë të rrethanave dhe dëshmitarëve.