Një person rreth moshës 56-vjeçare ka vdekur pasi dyshohet se është goditur nga një kamion në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë të premten në mbrëmje.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se kamioni nuk është ndalë në vendngjarje.
“Nga informacionet e para dyshohet për aksident trafiku. Bëhet fjalë që një kamion e ka goditur një këmbësor dhe si pasojë e ka humbur jetën. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, ka thënë Zahiti.
Sipas Zahitit, këto dyshime janë ngritur në bazë të rrethanave dhe dëshmitarëve.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet shoferi që dyshohet se shkeli për vdekje një këmbësor në Vushtrri
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Vushtrri në fillim të gushtit
-
Një i vdekur nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në drejtim të Vërmicës
-
62-vjeçari nga Kosova goditet për vdekje nga kamioni në Portin e Durrësit
-
Aksidentohet për vdekje një motoçiklist në Istog