Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person te Dheu i Bardhë, iu gjetën 10 kuti me municion për pushkë rekreative

Një person është arrestuar të dielën, pasi i janë gjetur 10 kuti me municion për pushkë rekreative, ka njoftuar të hënën Policia në raportin 24-orësh.

Ndalimi i tij është bërë në pikën kufitare Dheu i Bardhë gjatë mbrëmjes të së dielës, ndërsa sasia e konfiskuar e këtij municioni është 250 copë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.