Policia e Kosovës njoftoi se është arrestuar një person i nacionalitetit serb, me dyshimin se ka kryer krime lufte.
Ai dyshohet se në Komunën e Istogut ka kryer plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile gjatë marsit të 1999-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe urdhër të prokurorit, i pandehuri me inicialet T.P. gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor.
“I dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në Komunën e Istogu, ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile. Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor”, thuhet në njoftimin policor.