Një person është arrestuar të shtunën në Prishtinë pas vdekjes së punëtorit nga shembja e dheut në Veternik.
Policia ka njoftuar se i arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjatë punimeve në një objekt në ndërtim është shembur dheu me ç’rast dy persona kanë mbetur brenda.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që ti nxjerrin personat nga gropa ku ju është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme”, thuhet tutje në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia arreston një të dyshuar pasi një punëtor vdiq nga shembja e dheut lagjen “Veternik”
-
Shembja e dheut lë të vdekur një punëtor
-
Vdiq një punëtor 40-vjeçar nga shembja e dheut në “Veternik”
-
Ndalohen tre persona për rrëzimin e vinçit në Prishtinë ku vdiq një punëtor
-
Ndalohet një person në lidhje në me rastin e vdekjes së punëtorit në Vushtrri