Është arrestuar një person në Vushtrri për kryerjen e veprave penale "armëmbajtje pa leje" dhe "përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm". Një person është ankuar se derisa po drejtonte traktorin, ka pasur fjalosje me një pjesëmarrës në trafik. Ky i fundit, sipas ankuesit, e ka nxjerrë armën.
“Pas kësaj fjalosje, i dyshuari kishte vazhduar rrugën mirëpo shumë shpejtë ka arritur të identifikohet dhe të ndalohet nga ana e njësive policore dhe gjatë kontrollit policët kishin arritur të gjenin armën të cilën e kishte fshehur nën ulësen e drejtuesit të mjetit”, thuhet në njoftim.
I dyshuari A.A., 43-vjeçar është arrestuar dhe arma së bashku me një karikator dhe dy fishekë, i janë konfiskuar.
Pas intervistimit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
-
Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për arsenal armësh
-
Sekuestrohet një armë zjarri në Vushtrri
-
Arrestohet një person dhe sekuestrohet një armë në Vushtrri
-
Arrestohet në Vushtrri një person i kërkuar nga Gjykata, i sekuestrohet një armë
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje, njëri i mitur