Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është arrestuar pasi kishte kërcënuar personelin mjekësor në mbrëmje të martën në QMF të Prishtinës në rrugën "Bajram Bahtiri".
Të dyshuarit nuk i ishte dhënë raporti mbi pushimin mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Bajram Bahtiri , Prishtinë 13.08.2024-19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur personelin mjekësor në QKMF, pasi që e kanë njoftuar të dyshuarin se sot nuk mund t’i jepet raporti mbi pushimin mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për ngacmim seksual
-
Viktima raportoi fajde, arrestohet i dyshuari që e frikësoi
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt
-
Mjeku i arrestuar në Vushtrri dyshohet se kërkonte 10 deri në 50 euro për raporte mjekësore