Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person që dyshohet se është përfshirë për një rast të vjedhjes në një fshat të Gjilanit.
I dyshuari F.A. (1993), dyshohet se ka vjedhur një shumë e konsideruar parash (euro dhe franga zvicerane).
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtati i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan me kallëzim penal për veprën penale ,,Vjedhje e Rendë’’ ndërsa i dyshuari të ndalët në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen tre persona për vjedhje në Gjilan e rajone të tjera, njëri shtetas i Shqipërisë
-
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se u përfshi në vjedhje
-
Vodhën 20 mijë euro, arrestohen tre persona
-
Në Gjilan arrestohet i dyshuari për disa vjedhje të rënda dhe mashtrime
-
Deklaroi rrejshëm se ia vodhën 500 euro, arrestohet i dyshuari