Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një person nën dyshimin se ka shitur në treg të zi tri pistoleta që i kishte me leje të lëshuara nga autoritetet përkatëse.
I dyshuari gjatë intervistimit, ka thënë se dyshon se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpi dhe ia kanë vjedhur armët. Ai është liruar në procedurë të rregullt dhe rasti po hetohet.
“Deçan 28.01.2025-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shitur në treg të zi tre (3) pistoleta të cilat i kishte me leje të lëshuara nga organi përkatës. I dyshuari është intervistuar dhe ka deklaruar se ai dyshon se të dyshuar të panjohur, kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, me ç’rast edhe i kishin vjedhur armët e lartcekura të shitura. Me vendim të prokurori, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
-
Tre të arrestuar për bixhoz të paligjshëm në Deçan, sekuestrohen armë dhe çipa pokeri
-
Në prani të Policisë rrëzohet e i bie arma nga brezi, shoqërohet për intervistim
-
Arrestohet një i dyshuari për fajde - aksioni i Policisë çon në gjetjen e disa armëve të tij
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj
-
Prezantohet si pjesëtar i FSK-së pasi kapet me armë, arrestohet