Një shtëpi druri në Bjeshkët e Deçanit është bastisur nga policia. Gjatë bastisjes policia ka konfiskuar një armë automatike AK 47, një karikator i së njëjtës armë dhe tre copë fishekë 7.62mm.
Për çka policia ka arrestuar edhe një person, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.
“Stacioni Policor nё Deçan me datën 14 shtator 2020, pas njё informate tё siguruar nga njësiti i hetimeve, nё mbështetje tё Njësisë pёr reagim tё shpejtё DRP Pejё, nё koordininm tё plotё me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tё Gjyqtarit tё procedurës paraprake ёshtё realizuar njё kontroll-bastisje, nё shtëpinë e drurit (t’ban) e personit tё dyshuar nё bjeshkën e Deçanit tё quajtur ‘Plaqica e Vokshit’”m thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit i dyshuari, me vendim tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё liruar në procedurё te rregullt.
-
Në prani të Policisë rrëzohet e i bie arma nga brezi, shoqërohet për intervistim
-
Ndalohen tre persona në Ratkoc, sekuestrohen armë
-
Arrestohet në Vushtrri i dyshuari për arsenal armësh
-
Pas të shtënave në Gllogjan, arrestohet njё i dyshuar
-
Mitrovicasi arrestohet për dhunë në familje, policia sekuestron arsenal armësh në shtëpinë e tij