Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën, Stacioni Policor në Deçan, në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë (NJRSH), ka ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, duke kryer kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse në fshatin Irzniq-Deçan tek personi i dyshuar: Z.Q. lindur me 1978, mashkull/Kosovar.
Gjatë bastisjes tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK47, tre karikator të armës AK47, nëntëdhjetë (90) fishekё cal. 7.62x 39 mm, një thikë dhe njё telefon celular
Nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё iniciuar rasti “armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit të shtetit dërgohet në ndalim policor prej 48- orësh.

-
Videoja që çoi në arrestimin për armëmbajtje pa leje në Istog
-
11 armë zjarri të sekuestruara në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Raportohet se i ndalonte automjetet pa autorizim, arrestohet për armëmbajtje pa leje
-
Përleshje e gjuajtje me armë në Deçan, arrestohet një person
-
Arrestohet i dyshuari për shitje të paautorizuar të armëve në Deçan